Një bashkëpunim i shumëpritur por që më në fund u finalizua. Dy motrat e famshme, Era dhe Nora Istrefi kanë bashkuar fuqitë për herë të parë dhe sigurisht që nuk mund të zhgënjenin.

“Nuk e di” titullohet kjo prurje e re muzikore, e cila që në momentet e para të publikimit ka marrë komente mjaft pozitive nga publiku shqiptar. Edhe pse dy artistet kanë vite që janë pjesë e muzikës, ky është projekti i parë muzikor që i solli bashkë.

Dyshja e talentuar ka ardhur në super formë fizike në klipin e kësaj kënge, madje shumë fansa i kanë krahasuar me motrat Kylie Jenner dhe Kim Kadashian.

Ky produksion muzikor është prodhuar nga shtëpia diskografike amerikane “Ultra Music”, pjesë e së cilës është prej vitesh tashmë Era Istrefi.

Sugjerimet e shumta nga ana e fansave të dy artisteve kanë bërë që kjo këngë të futet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke mbyllur listën për këtë javë.