Me Durim Morinën apo siç quhet në emrin e artit, MIRUD, u njohëm javën e shkuar, duke qënë një ndër hyrjet më të reja të “The Top List”. Ai është një këngëtar, i cili ka nisur të këndojë dhe të shkruajë këngë që në moshë të vogël. Durimi ka studiuar kanto dhe është gjithashtu instrumentist, pasi luan piano dhe kitare.

Por ndërkohë që është një artisti i ri dhe një hyrje e re për listën e “Top Awards”, ky projekt ka marrë vlerësime mjaft pozitive nga publiku.

Ndërkohë që javën e shkuar projekti i tij muzikor, i titullar “Ti Me Harro” renditej në vendin e 48-të, gjatë kësaj jave kjo këngë, falë votave të publikut, është ngjitur me 14 pozicione.

MIRUD, i cili jeton në Amerikë, duket se ka shijuar në maksimum vlerësimet e publikut pasi këtë javë ai mban vendin e 34-t.

https://www.youtube.com/watch?v=HBbKDTO208g