Javën e kaluar Mira ishte një nga hyrjet me të reja në klasifikimin e “The Top List”. Duket se projekti i saj i parë muzikor “Nightgames” ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar pasi falë votave, Mira ka mundur të ngjitet me 26 pozicione në klasifikimin e kësaj jave.

“Nightgames”, e cila për këtë javë renditet në vendin 24-t të klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, përveç “Youtube”, është e publikuar gjithashtu edhe në platformat muzikore si “Spotify” dhe “iTunes”.

Mira, një këngëtare dhe tekstshkruese nga Belgjika por me origjinë shqiptare, është një artiste e re por që ka goditur në shenjë sa i përket stilit të saj muzikor.

Ajo momentalisht po përgatitet për të publikuar albumin e saj të parë, i cili do të jetë një përzierje e muzikës “Alternative Pop” dhe “Acoustic pop” në gjuhën angleze.

https://www.youtube.com/watch?v=6xKoU7B2yYM