MIRA është një këngëtare dhe tekstshkruese nga Belgjika por me origjinë nga qyteti i Dibrës në Shqipëri. Mira ka nisur të shkruajë muzikë dhe të luajë me kitarë që në moshën 14-vjeçare. Që prej asaj moshe, Mira ka nisur të japë disa koncerte të vogla në Belgjikë, duke performuar disa nga këngët e saj por edhe kovera të ndryshëm.

“Nightgames” është projekti i parë i Mirës, i cili ka ardhur i shoqëruar me videoklip si dhe është publikuar në platforma si “Youtube”, “Spotify” dhe “iTunes”. Sa i përket tekstit të këtij projekti muzikor është kujdesur vetë Mira ndërsa kompozimi është bërë nga Deuis Mulop, një kompozitor i ri nga Belgjika.

“Nightgames”, i publikuar në fillim të muajit nëntor, ka mundur të bëhet pjesë e “The Top List” këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 50-të.

Momentalisht Mira është duke punuar për të nxjerrë albumin e saj të parë, i cili do të jetë një përzierje e muzikës “Alternative Pop” dhe “Acoustic pop” në gjuhën angleze. Ajo gjithashtu tregon se shumë shpejt shpreson të nxjerrë në treg një tjetër projekt muzikor.

 

https://www.youtube.com/watch?v=6xKoU7B2yYM