menu

Melinda, Gjiko dhe Nora me “Ay Caramba” vijnë si 2Pac…


Ora: 22:27 Datë: 13/07/2021

Një projekt i ri i është bashkëngjitur “The Top List” këtë javë. “Ay Caramba” titullohet kënga e re e Melidas, Gjikos dhe Nora Istrefit. Treshja e artistëve kanë sjellë këtë projekt të veçantë dhe plot stil, me ritme verore dhe një videoklip tejet interesant.

Videoklipi duket se xhirohet në shkretëtirë, me disa grupe që mund të themi se nga stili duken shumë ‘wild’ dhe që shëtisin me makina. Me veshje ekstravagante dhe stil unik, ky klip mund të jetë mbase një nga më të realizuarit që është xhiruar këtë sezon nga artistët shqiptarë.

Megjithatë, për nostalgjikët e muzikës së vjetër, ata me stil më ‘old school’, ky videoklip mund të ngjasojë pak si ‘deja vu’. Ku i kemi parë dikur këto sekuenca?

Projekti “Ay Caramba” ka disa skena shumë të ngjashme me këngën “California Love” të 2Pac dhe Dr. Dre. Të gjithë mund ta rikujtojmë këtë këngë, por duket se videoklipi na kishte dalë paksa nga mendja. Kjo derisa pamë “Ay Caramba” dhe vumë re ngjasimet e mëdha.

Duket se treshja e artistëve janë frymëzuar nga ky videoklip i këngës legjendare të 2Pac dhe Dr. Dre. Por po ju lëmë juve që t’i krahasoni këto dy këngë. Mendoni se kanë ngjashmëri mes tyre?