Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Arilena Ara konfirmoi në fillim të korrikut se ka gati albumin e parë në karrierën e saj muzikore. Ai mbante titullin “POP ART” dhe pjesë e albumit ishin gjithashtu duetet me këngëtarë të njohur shqiptarë.

Ndër këngëtarët me të cilët Arilena zgjodhi të bashkëpunojë ishte dhe Gjon’s tears. Kënga e tyre e përbashkët mbante titullin “Dance Me” dhe të gjithë ne e kemi dëgjuar dhe ridëgjuar në versionin audio që në momentin e publikimit të albumit.

E tani momenti i shumëpritur erdhi! Arilena dhe Gjon kanë sjellë më në fund dhe videoklipin e “Dance Me” dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. “Dance Me” erdhi me një videoklip mjaft të arrirë dhe ashtu siç i ka hije dyshes. E fundja nuk mund të prisnim më pak nga këta dy artistë kaq të arrirë dhe të dashur për publikun.

Arilena dhe Gjon na kanë sjellë disa ‘vibe’ nga vitet ‘80 me klipin e publikuar së fundmi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe fansat e kanë pritur mjaft mirë këtë projekt dhe e kanë pozicionuar në vend të 15-të të klasifikimit të “The Top List”.