Azra ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Inati” që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për këtë javë, duke i lumturuar tej mase fansat e saj që e kanë pritur mirë këtë lajm.

Duket se pas “Mos u nal” që rezultoi të ishte një hit, Azra ka ndërruar pak faqe, duke provuar me një tjetër stil. E patjetër që nuk gaboi aspak.

“Inati” ka padyshim notat e duhura që i përshtaten më së miri këtij sezoni. Sepse nëse nuk e dini, muaji nëntor konsiderohet si muaji i ndarjeve dhe Azra ka gjetur momentin perfekt për ta publikuar këtë projekt.

Një këngë ndarjeje, dashurie dhe urrejtje. Azra padyshim që qëlloi në shenjë me “Inati”. Momentalisht ky projekt renditet në vend të 71-të të klasifikimit.