Gjatë periudhës së karantinimit, sipas ekspertëve, muzika ishte një ndër fushat që u prek më shumë por duket se për artistët shqiptarë tashmë puna ka filluar.

Ndërkohë që ka qënë një ndër periudhat më të qeta në historinë e Top Awards, që prej përfundimit të karantinës, shumë projekte të reja i janë shtuar klasifikimit muzikor dhe për këtë javë janë 5 të tilla.

Ajo cfarë ka surprizuar gjithashtu këtë javë është fakti se dy nga këto projekte të reja muzikore kanë arritur të pozicionohen mjaft mirë. Eshtë pikërisht “Favela” e Dardan që ka zënë menjëherë vendin e parë dhe gjithashtu prurje më e re e NRG Band, “Me mungon”, e cila është pozicionuar në vendin e 4-t.

Kjo javë e fillimit të muajit Qershor ka rikthyer Rinën në klasifikim, e cila që pas shkëputjes nga On Rekords, nuk kishte qënë e pranishme në “The Top List”. Këngëtarja është rikthyer me një bashkëpunim me Sin Boy, “Sari”,  por tashmë jo si nje repere por me një tjetër zhaner muzikor.

Përfundimi i karantinës ka sjellë në listë edhe Majk, i cili ka vetëm pak ditë që ka publikuar “Serenate”, një projekt muzikor që e ka sjellë mjaft romantik. Pavarësisht se nuk ka patur një debutim të mirë, pozicionimi i këngës në javën në vijim varet tërësisht nga fansat e tij, të cilët duhet ta votojnë në topawards.top-channel.tv

Me publikimin e prurjeve të reja muzikore, publiku po e ndjen më së shumti mungesën e klubeve për të shijuar “live” muzikën e re por derimë tani ende nuk ka një njoftim se kur mund të hapen.