Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Ghetto Geasy, Majk ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Kcen”.

E publikuar javën e parë të shtatorit, kënga më e re e Majk, është bërë pjesë e “The Top List” ku menjëherë është pozicionuar në vendin e 9-të.

Një këngë kushtuar vajzave prej Tirane dhe atyre prej Prishtine, Majk duket se ka goditur në shenjë, duke marrë miliona klikime në kanalin e “Youtube”. Me muzikë të Duja dhe STR8 Fiya, me një videoklip realizuar nga “Entermedia”, “Kcen” vjen shumë ritmike, duke u bërë kështu një këngë e dashur për publikun.

Kujtojmë se Majk është gjithashtu pjesë e Top Listës me bashkëpunimin “Ajo”, e cila prej 12 javësh vazhdon të renditet në vende tepër të favorshme, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 6-të.