menu

Majk ft. Ylli Limani kthehen në “Top 5” nga nëntori i vitit të shkuar


Ora: 19:19 Datë: 12/02/2019

Shtatorin e vitit të kaluar, Majk dhe Yll Limani bashkuan fuqitë, duke sjellë një projekt muzikor, i cili u shndërrua menjëherë në një hit muzikor. Dyshja e famshme goditën në shenjë me këtë prurje muzikore pasi që në javët e para të publikimit, ajo mundi të kryesonte klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Krejt ti fala” titullohet bashkëpunimi i Majk dhe Yll Limanit, i cili ka qëndruar në vendin e parë të “The Top List” për dy javë rresht. Pavarësisht se kënga nuk ka qëndruar për një kohë të gjatë në krye të listës, gjatë muajit nëntor ajo ka mundur të jetë pjesë e zonës së nxehtë të klasifikimit, duke u renditur në vendin e 5-të.

Ndërkohë që dy muajt në vijim ky projekt muzikor ka humbur disa pozicione, ai është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë javë, duke u renditur në 5-shen e këngëve më të dëgjuara të javës. Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, kjo këngë ka arritur të ngjitet me 11 pozicione.

Pas këtij bashkëpunimi, dy artistët ka vijuar së publikuari edhe këngë të tjera, të cilët po ashtu kanë rezultuar të suksesshme dhe i janë bashkuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.