Kohët e fundit në klasifikimin e “Top Awards” janë shtuar shumë artistë të rinj të muzikës hip-hop ndërsa sa i përket muzikës pop, ajo ka qënë gjithmonë e pranishme në listë.

Kjo java është përballur me një “luftë” mes pop-it dhe hip-hopit. Bashkëpunimi më i fundit i Capital T dhe Ledri Vula, “DMP” ka rrëmbyer vendin e parë, duke mposhtur kështu një tjetër bashkëpunim dhe është pikërisht “Parajsa ime” e Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës. Votat e kësaj jave kanë lënë të nënkuptohet se muzika hip-hop ka fituar ndaj asaj pop.

Në vendin e tretë renditet “I kom kall” e Ylli Limanit, i cili ka humbur një pozicion nga java e kaluar, një tjetër këngë e muzikës pop. Edhe pse një java më parë ai mbante vendin e dytë, publiku shpresonte që ai do të rrëmbente vendin e parë por duket se fansat e Capital T dhe Ledri Vulës kanë bërë të pamundurën të zënë kreun, duke e ngjitur “DMP” me 8 pozicione nga java e kaluar.

Ndërkohë që këtë javë fiton hip-hop, nuk e dimë ende se cili do të jetë triumfatori i javës së ardhshme, hop-hop or pop? Po ju kë preferoni më shumë?