Kjo javë e ka sjellë në qendër të vëmendjes Luana Vjollcën. Ndërkohë që po përgatitet për sezonin e ri të “Shiko kush luan” në Top Channel, publiku vazhdon të mbështesë gjithçka që bën artistja e tyre e preferuar. Përmes një postimi të bërë në Instagram ditën e sotme, Luana ka zbuluar se programi i saj nis më 28 shtator.

Tre projektet e saj, “Ti Amo”, “Yalla Habibi” dhe “Moj bjondine me syte e zi”, janë votuar nga fansat e artistes, duke bërë që Luana të ngjitet sa më në majë të listës me të gjitha këngët që gjendet në klasifikim.

Kënga që është votuar më shumë është publikimi më i fundit, “Ti Amo”, i cili është ngjitur me plotë 40 pozicione, duke arritur vendin e 27-të, edhe pse është në javën e dytë të hyrjes në listë. Këtë projekt, Luana ka arritur ta realizojë në kohë rekord, ku përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja shpjegoi se klipi është xhiruar nga fillimi në fund pa asnjë ndalesë kamere.

Një ndër bashkëpunimet më “cool” të kësaj vere është cilësuar edhe “Yalla Habibi” e Luana Vjollcës dhe Faydee. Pavarësisht se ka rreth 9 javë që ka dalë në treg, publiku ende vazhdon të dëgjojë këtë projekt muzikor, duke qënë se temperaturat ende të thërrasin për plazh dhe kërcime të çmendura. “Yalla Habibi” për këtë javë është ngjitur e 21 pozicione, duke zënë vendin 58-të.

Sezonin veror, Luana e filloi me një “remake” dhe kësaj radhe ajo zgjodhi një këngë që të gjithë, pa përjashtim ia dinë tekstin dhe bëhet fjalë për “Moj bjondinë me syte e zi”, për të cilin bashkoi fuqitë me TNT. Ndërkohë që këtë javë shënon javën e saj të 14-të në “The Top List”, kjo këngë është ngjitur me 12 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 76-të.