Sot kryeartikujt e mediave rozë janë pushtuar me emrin e Luana Vjollcës. Shkak për këtë është bërë pikërisht një video e publikuar në kanalin e Youtube, ku si shumë personazhe publik, Luana ka rënë pre e një shakaje të bërë nga Eric Tabach, i cili ka vendosur t’ju shkruajë personazheve më të njohur në Instagram, në mbarë botën.

Si personazhi shqiptar që ndiqet më shumë në Instagram është moderatorja e “Shiko Kush Luan“, e cila ka plot 1.8 Milion ndjekës.

E kontaktuar nga personazhi në Youtube, Luanës i është kërkuar që të prodhojë dicka, duke qënë se në “bio”, përvecse këngëtare dhe moderatore, ajo ka shkruar se është edhe producente, këtu i referohet programit, “Shiko Kush Luan”, duke qënë se është autore e këtij formati.

E pyetur nga djali i Youtube, se kush është ajo, Luana është përgjigjur: “Kylie Jenner në Shqipëri”.

Por a është Luana – Kylie Jenner shqiptare?

Sipas “Forbes”, Kylie Jenner, e cila është një personalitet mediatik në Amerikë, mban titullin si bilionerja më e re në botë. Edhe pse 22-vjece, ajo ka një pasuri prej $1 billion, si pasojë e kompanisë së saj “Kylie Cosmetis”.

Ndërsa sa i përket pasurisë së Luanës, ajo nuk është bërë asnjëherë publike por ajo zotëron “Luana Vjollca Store”, duke e bërë atë një biznesmene, një gjë e përbashkët kjo me Jenner, pavarësisht suksesit të kompanisë. Një tjetër e përbashkët është të qënurit përsonazhe mediatike, pavarësisht faktit se Kylie është në Amerikë dhe Luana në Shqipëri.

Sa i përket muzikës, Kylie derimë tani nuk ka treguar ndonjë talent, duke bërë që Luana të jetë një hap para.