Ka vetëm 3 javë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor dhe menjëherë Luana ka tërhequr vëmendjen e publikut.

I titulluar “Benzina” kjo këngë e ka bërë Luanën për herë të parë pjesë të klasifikimit të “The Top List” dhe duket se po ecën mjaft mirë.

Ndërkohë që javën e parë renditej në vendin e 50-të, falë votave të shumta nga ana e fansave, “Benzina” është ngjitur me 40 pozicione këtë javë, duke u renditur në vendin e 10-të.

Ky projekt muzikor ka bërë që Luana t’i rikthehet koncerteve të saj, ku përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo tregon se ka performuar në disa klube nate, kryesisht në Kosovë.

Por duket se Luana nuk do ndalet me kaq, në një intervistë të dhënë në programin #thuajemepepsi në Top Albania Radio, Luana ka zbuluar se së shpejti priten të publikohen tre bashkëpunime nga ajo, duke mos dhënë detaje se për cilët artistë bëhet fjalë.