Projekti më i ri i Luana Vjollcës, “Benzina” bëri që ajo të ishte pjesë e klasifikimit të “The Top List” për herë të parë.

Këngëtarja arriti të kishte një debutim mjaft të suksesshëm në listë pasi falë votave të publikut, ajo arriti të ishte pjesë e 10 këngëve më të bukura, duke u pozicionuar saktësisht në vendin e 10-të.

Por java e 5-të rezultoi fatale për këtë projekt muzikor, duke mbetur jashtë listës zyrtare të “Top Awards” por fansat nuk e kanë lënë me kaq, ata e kanë risjellë sërish këngëtaren e tyre të preferuar në qendër të vëmendjes.

Luana dhe projekti i saj muzikor, jo vetëm është rikthyer në listë, por gjithashtu është pozicionuar mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 14-të.

Endri është një tjetër këngëtar që është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë javë. Projekti i tij muzikor “Si dje” prej 7 javësh rresht ka mundur të jetë në “The Top List”, duke u pozicionuar mjaft mirë.

Por edhe pse prej 3 javësh ai i mungoi klasifikimit, kjo javë e ka risjellë “Si dje” në renditje, falë votave të publikut. Për këtë javë, Endri pozicionohet në vendin e 50-të.