Një dashuri e lindur në rrjetet sociale është ajo e Loredana dhe Mozzik, një lidhje dashurie që tashmë ka arritur pikën kulminante pasi frytë i dashurisë së tyre është vajza, e quajtur Hana.

Dyshja e famshme është shumë e bashkuar jo vetëm në jetën personale por edhe në karrierën muzikore. Lorendana ka vetëm pak kohë që ka bërë debutimin e saj në muzikë dhe menjëherë ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar.

Jo më kot dashuria e Loredanës dhe Mozzik krahasohet me çiftin me famë botërore, Beyonce dhe Jay Z, të cilët përveç jetës personale, kanë qënë të lidhur fortë edhe në fushën e muzikës.

Një e përbashkët tjetër e dy çifteve është edhe publikimi i një bashkëpunimi që mban titullin “Bonnie and Clyde”. Ndërkohë që Beyonce dhe Jay Z ka publikuar këtë këngë në vitin 2002, Loredana dhe Mozzik kanë sjellë këtë këngë me të njëjtën titull rreth 5 muaj më parë. Kjo këngë shënoi dhe bashkëpunimin e parë të Loredanës dhe Mozzik, të cilët nuk u ndalën me kaq.

Rreth dy javë më parë, dyshja e famshme ka bashkuar sërish fuqitë për një tjetër projekt muzikor, të titulluar “Romeo & Juliet”. Përmes tekstit të kësaj kënge dyshja tregon se si është njohur me njëri-tjetrin, duke shfaqur hapur dashurinë e madhe që kanë mes tyre, një dashuri si ajo e Romeo & Juliet, e cila edhe pse nuk pati një fund të lumtur, dashuria ishte më e fortë se çdo gjë.

Me një klip mjaft të thjesht, ku çifti i famshëm shfaqet i kuruar në detaj dhe tepër i dashuruar, “Romeo & Juliet” ka marrë sugjerimet maksimale, për t’u bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, duke u renditur mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 20-të. Detaji më i bukur i këtij klipi është varsja e Loredanës, në të cilën shkruhet emri “Hana”.