menu

“Llafe Llafe” merr kreun pa llafe fare!


Ora: 19:12 Datë: 08/09/2021

Kreu i klasifikimit të “The Top List”për këtë javë i shkoi projektit “Llafe Llafe” nga Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son. Kjo këngë ka 4 javë si pjesë e klasifikimit dhe dalëngadalë arriti të afrohej në vend të parë hap pas hapi.

E në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Çdo projekt i sjellë nga Dafina ka arritur suksese të mëdha dhe ky bashkëpunim me Lyrical Son ka goditur në shenjë.

“Llafe Llafe” ka lënë pas projektin “E di” nga Elvana Gjata dhe Yll Limani që ka qenë gjithashtu shumë i pëlqyer nga publiku që nga momenti i publikimit të tij, si dhe atë që konsiderohet tashmë si kënga hit e kësaj vere, “Dale”, nga treshja Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula.

Pa shumë bujë të madhe, sepse në fakt nuk kishte aspak nevojë, kjo këngë arriti të merrte vëmendjen e plotë dhe votat e publikut për t’u pozicionuar në vend të parë për këtë javë. Se sa do të zgjasë ky sukses në renditje, na mbetet për t’u parë, por tani për tani mundemi vetëm të shijojmë këngën, pa shumë llafe…