Ky vit mund të thuhet se ka rezultuar i suksesshëm për këngëtarin e njohur Lindon pasi ka publikuar rreth 3 projekte të reja muzikore. Rreth 5 muaj më parë ai u prezantua me “Dale”, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku shqiptar, por vetëm një muaj më vonë ai erdhi në një bashkëpunim me artistin Adrian Gaxha, duke publikuar këngën e titulluar “Money”.

Ndërkohë që vera ka kaluar tashmë, Lindoni ka vendosur t’i kushtojë një këngë të gjithë dashurive të ndodhura këtë verë. “Summer Luv” titullohet projekti më i ri i këngëtarit, i cili ka dalë në treg javën e fundit të muajit shtator.

Artisti duket se ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut pasi edhe pse pak ditë në treg, fansat kanë votuar që “Summer Luv” të jetë pjesë e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=emkLj52NDDc