Ai është një tjetër artist, i cili ka dalë prej formatit të sukseshëm “The Voice of Albania”. Bëhet fjalë për Lind Islamin, i cili rrëmbeu zemrat e publikut, kryesisht atij femëror për shkak të stilit të tij të veçantë në të kënduar dhe ëmbëlsisë që e karakterizon.

I njohur për baladat e tij, Lind Islami ka vetëm një javë që ka publikuar baladën e tij më të re, e cila e ka rikthyer menjëherë në shkëlqimin e dikurshëm.

“Blla Blla” mban titullin ky projekt muzikor, i cili që në javën e parë të publikimit është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Gjatë këasaj jave kjo këngë ka mundur të ngjitet me 9 pozicione, duke u renditur në vendin e 37-të

I kontaktuar nga “Top Awards”, Lindi ka zbuluar më shumë detaje lidhur me këtë projekt muzikor që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.

Top Awards: Pas një dueti të suksesshëm me partneren tuaj, Veneren, riktheheni me një këngë “solo”, pse kjo zgjedhje?
Lind Islami: Ne bashkëpunimet i kemi bërë gjithmonë në varësi të materialit që kemi pasur. Kjo këngë nuk është e kompozuar për duet kështu që vendosa ta sjell këngë “solo”.

TA: Ju pëlqejnë më shumë këngët “solo” apo bashkëpunimet?
Lind Islami: Të dyja janë mënyra të ndryshme për të ardhur tek publiku. Tek bashkëpunimet ke përkrahje dhe të një artisti tjetër, ndërsa tek këngët “solo” e gjithë hapësira është e jotja dhe mund të sjellësh plotësisht atë që ke në mend
je.

TA: Si lindi ideja e këtij projekti muzikor?
Lind Islami: Kishte kohë që e kisha kompozuar një demo që më pëlqente shumë. Në momentin që studio (në të cilën tanimë jam pjesë e saj) “Eran Pro Studio” mbaroi punimet dhe u bë gjithçka gati, filluam të punojmë në produksionin e kësaj kënge bashkë me Ervin Gonxhin dhe Xhuljo Imerin, të cilët dua t’i falenderoj për produksionin e këngës.
TA: Për çfarë flet kënga dhe pse zgjodhët këtë titull?
Lind Islami: Kënga flet për një vajzë llafazane në lidhje, e cila gabimet e saj  i arsyeton vetëm me fjalë. Nga kjo erdhi natyrshëm edhe shprehja “Blla Blla”.

TA: Po bashkepunimi me Yll Limani si lindi?
Lind Islami: Prej kohësh kisha menduar që do këndoja një këngë me tekst të Yllit. Më kanë pëlqyer krijimet e tij gjithmonë. Erdhi momenti dhe u realizua “Blla Blla”…

TA: Ku është xhiruar klipi?
Lind Islami: Videoklipi është realizuar në Ohër, nga regjisori Daniel Jovesk.

TA: Si e ka pritur publiku “Blla Blla”?
Lind Islami: Deri më tani mendoj që ka shkuar shumë mirë. Kam pranuar fjalë shumë të mira nga publiku, gjithashtu edhe nga artistë të skenës tonë.

TA: Që në javën e parë të publikimit, jeni pjesë e “The Top List”, si ndiheni për këtë?
Lind Islami: Më vjen shumë mirë për këtë fakt. “The Top List” është një lloj vlerësimi që i bëhet punës së gjithë artistëve dhe të jesh pjesë e saj që në javën e parë, patjeter që të bën të ndihesh i vlerësuar

TA: Një mesazh për fansat që të mbështesin vazhdimisht….
Lind Islami: 

Jam shumë falenderues për mbështetjen e gjithë atyre që më ndjekin dhe pëlqejnë krijimet e mia. Mesazhi im do ishte: Dëgjoni muzikë të mirë.