Pavarësisht se ishte planifikuar të publikohej më 10 Prill, Ledri Vula ka vendosur që të gjendet sa më pranë shqiptarëve në këtë periudhë të vështirë që po përjetojnë, duke nxjerrë në treg albumin e shumëpritur 10/10.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, artisti ka zbuluar publikimin e albumit por duke përcjellë edhe një mesazh për të qëndruar në shtëpi.

Ky album do të publikohej në datën 10 Prill. Kam vendosur ta publikoj sot. Në kohën kur të gjithë jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, të kujdesemi për veten dhe të afërmit. Albumi 10/10, i cili ka qëndruar me mua për shumë kohë, mendoj se tani e tutje duhet të qëndrojë me ju, shkruan ndër të tjera Ledri.

Do të vijë koha shumë shpejt që t’i kthehemi jetës tonë normale, do të vijë koha që të shihemi dhe të përqafohemi shumë shpejt si të gjithë“, përfund reperi.

Derimë tani Ledri ka publikuar dy këngë nga ky album, “Piano Rap” dhe “Prej Inati”, të cilat gjendet në klasifikimin e “Top Awards”, duke u renditur mjaft mirë.