Ledri Vula vazhdon të jetë tepër aktiv, duke sjellë bashkëpunime dhe këngë “solo”, të cilat janë pëlqyer pafund nga publiku shqiptar.

Brenda tre javësh, ai ka ardhur me dy prurje të reja muzikore, “Kiss Kiss” dhe “MEM”, dy këngë që sigurisht janë shndërruar në hite muzikore që në momentin që janë dëgjuar nga publiku shqiptar.

Mbështetja e fansave ka bërë që kjo javë ta rendisë Ledrin me 4 projekte muzikore në “Top 15”.

“Kiss Kiss” bashkëpunimi i tij me Lumi B është një ndër këngët e renditura më mirë në klasifikim, duke zënë ekzaktësisht vendin e dytë. Edhe pse ka vetëm tre javë në listë, kjo këngë është shndërrur menjëherë në një ndër këngët më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Pavarësisht se publiku ka plot 24 javë që është prezantuar me “Menemadhen” e Lyrical Son, Ledri Vulës dhe Mc Kreshës, ai vazhdon ta ketë këngën e preferuar, ku për këtë javë e ka renditur në vendin 8-të.

“MEM” është një na hyrjet më të reja në “Top Awards” si edhe një nga prurjet më të reja muzikore të Ledrit. Që në javën e parë të hyrjes në listë, kjo këngë ka zënë menjëherë vendin e 13-të. Kjo këngë, dedikuar më të mirës, është një tjetër këngë që Ledri Vula e ka sjell me një stil të vecantë dhe mjaft energjik.

Prej 6 javësh “Rio” është një tjetër këngë që publiku shqiptar e ka futur në listën e preferuar, duke sjellë një super atmosferë, ideale për temperaturat e larta. Falë votave të publikut, kjo këngë ka zënë vendin e 16-të për këtë javë.