Nderkohë që kanë kaluar thuajse tre muaj nga publikimi i bashkëpunimit me Elvana Gjatën dhe John Shahun, “Mike”, Ledri Vula ka publikuar një tjetër bashkëpunim dhe kësaj radhe ai ka përzgjedhur dy artistë të huaj.

Ledri ka bashkuar fuqitë me këngëtarët zvicerian por me origjinë shqiptare që njihen me emrin artistik Eaz dhe Xen. “Nasty Girl” titullohet ky projekt muzikor, për prodhimin e së cilës është kujdesur shtëpia diskografike “Physical Shock”.

Falë sugjerimeve të shumta nga ana e fansave, kjo këngë është bërë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit, duke u renditur mjaft mirë, pikërisht në vendin e 6-të.

Përvec Ledrit, i cili ka marrë mjaft komente pozitive për këtë projekt muzikor, një vlerësim të madh kanë marrë dhe dy artistët, të cilët këndojnë në gjuhën shqipe të alternuar me gjuhën gjermane.

Ndërkohë që Eaz dhe Xen janë prurje të reja në klasifikim, Ledri është pjesë e listës edhe me 9 projekte të tjera muzikore, të renditura mjaft mirë.

“Mike”, “Princess Diana”, “U Harrum”, “Merri Merri”, “Nona”, “I Vogel”, “Mbi Re”, “1Janari” dhe “TTZ” renditetn përkatësisht në vendet: 16-të, 20-të, 31-të, 40-të, 45-të, 65-të, 78-të, 81-të dhe 92-të.