Ledri është një nga artistët shqiptar, i cili nuk ndalet se prodhuari muzikë. Këtë vit, reperi i njohur, ka ardhur me disa bashkëpunime muzikore, të cilat kanë rezultuar tepër të suksesshme.

Puna e Ledrit është shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë e tregon qartë pozicionimi i tij në “The Top List”, duke pushtuar tre vendet e para këtë javë.

Bashkëpunimi i parë i Ledrit që kryeson “The Top List” është “Menemadhe” me Lyrical Son dhe Mc Kresha. Falë votave të fansave të treshes së njohur, kjo këngë është ngjitur me 4 pozicione nga java e kaluar, duke zënë vendin e parë.

Një super bashkëpunim është cilësuar “That’s Mine” e Ledri Vulës dhe Gashit, artistit shqiptar me famë botërore. Kjo këngë kryesoi klasifikimin që në javën e parë që u fut në listë. Ky projekt muzikor ka humbur një pozicion nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e dytë.

“Aje” është bashkëpunimi tjetër që e bën Ledrin artistin që pushton tre vendet e para këtë javë. I publikuar rreth 11 javë më parë, ky bashkëpunim me Tayna-n, për këtë javë mban vendin e tretë, duke u ngjitur mr 5 pozicione.

Ledri është artisti i katërt që arrin këtë sukses pasi po të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë se Noizy, Butrinti dhe Elvana kanë qënë tre këngëtarët që kanë mundur të renditen në tre vendet e para me këngët e tyre.