menu

Ledri is King, Again!


Ora: 11:50 Datë: 30/06/2019

Vendi i parë kësaj jave ka ardhur një surprizë e vërtetë pasi është pikërisht një bashkëpunim i ri ai që ka marrë votat maksimale nga ana e publikut, duke u shpallur kënga më e dëgjuar e javës.

Lumi B dhe Ledri Vula kanë bashkuar fuqitë për një projekt muzikor, i cili padisktim do të jetë hiti i kësaj vere. “Kiss Kiss” titullohet kjo prurje muzikore, e cila vjen pas bashkëpunmit tyre të parë, “Krejt shokt e mi” rreth dy vite më parë.

Me një tekst punuar nga vetë reperat dhe me një videoklip mjaft provokues, “Kiss Kiss” e ka shpalluar Ledrin “King” përsëri në “The Top List” pas disa javësh mungesë.

Ledri Vula i rikthehet vendit të parë

Ka qënë pikërisht “Menemadhe”, bashkëpunimi me Lyrical Son dhe Mc Kresha që për herë të fundit e ka renditur Ledri Vulën në vendin e parë. Kjo këngë ka mundur të qëndrojë në krye të listës për 5 javë në total.

Nga ana tjetër, po të kthehemi pas në kohë, do kujtojmë që ka qënë pikërisht kënga “U harrum” që e ka renditur Ledrin me një këngë “solo” në vendin e parë. Edhe pse ka 111 javë në klasifikim, kjo këngë vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet pafund.

Hyrjet e reja këtë javë

Kjo javë ka sjellë 4 prurje të reja në listën zyrtare të “Top Awards”, duke treguar qartë që puna për artistët nuk ka të ndalur, jo vetëm duke marrë pjesë nëpër koncerte por edhe duke publikuar këngë të reja. Ronela Hajati – Lage, Genc Prelvukaj ft Aurela Gaçe – Adrenaline, Lumi b X Ledri – Kiss Kiss dhe Gent Fatali – Pak ma afer, janë prurjet e reja muzikore, të cilat janë renditur mjaft mirë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.