Po jetojmë në një periudhë mjaft të cuditshme, ku cdo gjë është paralizuar për shkak të pandemisë, Covid 19. Fusha në të cilën ka ndikuar shumë është edhe muzika.

Klasifikimi zyrtar i “Top Awards” nuk është parë kurrë me i qetë se sa këtë periudhë, ku janë vënë re shumë pak ndryshime në renditjen e këngëve si edhe asnjë hyrje e re.

Pavarësisht se muzika është një ndër shoqëruesit më të mirë të kësaj karantine, publiku duket se nuk është aq shumë i angazhuar, kur bëhet fjalë për votime dhe shkak për këtë mendohet se është mospublikimi i këngëve të reja nga artistët.

Ndërkohë që nuk ka patur asnjë këngë të re që i është shtuar listës, shumë pak ndryshime shihen në pozicionim, ku pjesë më e madhe e këngëve nuk kanë ndryshuar asnjë pozicion krahasuar me javën e kaluar.

Rreth 30 këngë mbeten në të njëjtin vend si edhe javën e kaluar, përfshi këtu edhe vendin e parë, që për të tretën javë i përket Stresit dhe këngës së tij “Loco“. Po ashtu edhe vendi i dytë nuk ka pësuar asnjë ndryshim, duke qëndruar Ledri Vula me “Prej Inati”.

Por pavarësisht se në total lista nuk ka shumë ndryshime, në fakt kënga që ka pësuar më shumë ndryshime në pozicionim është “Një here ne jete” e Cricket dhe Dafina Zeqirit.

Ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione në krahasim me javën e kaluar është “Premtim” e Sidrit Bejleri .