Eshtë java e 39-të e klasifikimit të “The Top List” dhe ndërkohë që kemi parë ndryshime të mëdha në renditje nga java në javë, duket se kjo javë ka qënë e “qetë” sa i përket uljeve dhe ngritjeve të projekteve muzikore.

Nëse do shohim më vëmendje klasifikimin e kësaj jave, shumica e këngëve kanë bashkangjitur ikonën “=”, që tregon se ky projekt muzikor nuk ka ndryshuar renditje nga java e kaluar.

Gjithashtu në këtë javë, kemi patur vetëm një prurje të re muzikore, duke lënë kështu të nënkuptohet se me ndërrimin e stinëve, artistët vendosin të marrin pak frymë nga vera e ngarkuar, duke mos publikuar projekte të reja. Pas kësaj pauze duket se shumica e artistëve zgjedhin festat e fundvitit për të sjellë në treg punët e tyre të reja.