Grupi M.B.S përbehet nga tre djemë të rinjë  në moshë të cilët e duan artin, muzikën, këngën dhe  meqënëse rryma “hip-hop” po përhapet edhe në vendin tonë, tre djemtë menduan të këndojnë dhe të krijojnë grupin e tyre, B.O.B. (“Blazed Out Boys”). Por grupi i djemëve vendosi të ndryshojë emrin dhe tashmë ai quhet grupi M.B.S.

Ky grup përbëhet nga Panajoti (Peter) Simsia, Odisea Simsia dhe Emiljano Hoxha, ku Panajoti dhe Odisea janë dy vëllezët të cilët kanë lindur dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa momentalisht janë zhvendosur në Durrës. Duket se muzika për tre djemtë e talentuar është një trashëgimi nga prindërit e tyre pasi në rininë e tyre edhe ata janë marrë me muzikë. Të frymëzuar nga yjet e muzikës si 2 Pac, Eminem dhe 50 Cent, grupi M.B.S ka vetëm pak kohë që ka publikuar projektin e parë muzikor të titulluar “Blessing”.

Falë sugjerimeve të shumta që ka patur në topawards.top-channel.tv,  “Blessing” është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” duke u pozicionuar në vendin e 20-të.