Nga të gjitha hyrjet e reja të kësaj jave, vetëm një grup i është shtuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards” dhe ai është Into Thin Air. Eshte pikërisht projekti i tyre më i fundit muzikor, falë të cilit ky grup gjendet për herë të parë në listë. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, kjo këngë e veçantë ka mbyllur klasifikimin e kësaj jave.

Arsyeja pse ky projekt konsiderohet kaq i vecantë është fakti se i përket një rryme ndryshe nga ato jemi mësuar të dëgjojmë shpesh në “The Top List” dhe është instrumental, pra nuk ka një artistë që këndon . Për këtë projekt grupi ka bashkëpunuar me “Bulza Entertainment” dhe “Vodafone Juth”. Nga ana tjetër tre artistët po përgatiten për të publikimin e një albumi të ri.

Kush është grupi Into Thin Air?

Into Thin Air është grupi i parë shqiptar i rrymës “Post-rock/Progressive” i krijuar në Maj të vitit 2016-të. Ai përbëhet nga tre anëtarë, Ani Alipaj -Guitar, Alban Muskaj – Bass dhe Eugen Herri – Drums. Muzika e tyre është instrumentale dhe karakterizohet nga një eksplorim soundesh e ndjesish të kombinuara me strukturjo tipike të ndërtimit të një këngë si dhe nga loja me ritmin.

Në vitin 2018-të grupi ka publikuar një EP të quajtur “Fibonacci Sequence”, shoqëruar nga një videoklip të këngës “Blame The Milky ëay” në bashkëpunim me Bojken Lakon si dhe disa “live” video të këngëve të tyre.