Dobs dhe Armenda janë dy artistët më të rinj që i janë shtuar këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Projekti i tyre muzikor, “Puzzle” është bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” që në javën e parë të publikimit, duke u renditur në vendin e 42-të.

Po kush janë Dobs dhe Armenda?

Dobs ështe një dyshe artistësh nga Tirana e përbërë nga Endy Aron Cekani dhe Samuel Nikolli. Dobs kanë disa vite që janë krijuar duke luajtur kovera të muzikës “rock” nëpër klubet e Tiranës që para tre viteve. Më pas solisti Endy u largua në Amerikë për studime por vendosi të kthehej para disa muajsh dhe së bashku me Bojken Lakon, ai nisi të punonte për një “mix tape” me 5 këngë origjinale, që do e nxjerrë së shpejti.

“Puzzle” është një këngë që i është përshtatur stinës së verës, ku Endy bashkëpunoi me Armendën, duke qenë se edhe ajo është një nga të rinjtë e rrjetit “Bulza”, që është nën menaxhimin e artistit Bojeken Lako, i cili ka të rinj të talentuar, producentë muzikorë, tekstshkrues dhe këngëtarë të përzgjedhur nëpër gjimnaze të ndryshme në Tiranë, pikërisht nga projekti “Tirana Art Fest”.

“Puzzle” është thjesht një bashkëpunim, i cili ka treguar më së miri talentin e dyshes. Ndërkohë që Endi vazhdon të jetojë në Amerikë, ai pritet të rikthehet së shpejti në Shqipëri për të prezantuar muzikë të re.

Sa i përket Armendës, ajo është një ish-konkurrente e “The Voice of Albania”, e cila nuk ka mundur t’ja dalë por pjesëmarrja në “Tirana Art Festival” e ka kualifikuar atë në finale. Përveçse këndon shumë mirë, ajo është një kompozitore dhe tekstshkruese e shkëlqyer, e cila ka shkruar disa këngë për artistë të rinj.