“Done with You” është një ndër projektet më të fundit muzikore që i është shtuar klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. E prodhuar nga Andi Dhoska, ky projekt muzikor ka marrë sugjerime dhe vota të shumta nga publiku shqiptar, duke e renditur mjaft mirë në listë.

Po kush është Andi Dhoska që fshihet pas “Done With You”?

Edhe pse mund të duket një emër i ri në muzikë, Andi Dhoska nuk është i panjohur për publikun shqiptar. I lindur në dhjetor të vitit 1976 në Tiranë, ai është diplomuar në Universitetin e Arteve, dega  “Klarinete”. Pas diplomimit, pasioni i tij per instrumentin dhe muziken bëri që të drejtohej drejt mësimdhënies dhe produksionit muzikor. Prej 12 vitesh ai punon si mësues i Klarinetës në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Produksionet e tij shënojnë që nga viti 2009-të, ku ka marrë pjesë në Festivalin “Mikrofonit I Artë” me këngën “ Sot qaj për ty” të Gerta Hetës. Në vitin 2010-të ka marrë pjesë në TOP FEST 7 me këngën e Gerta Hetës “Inspirim”. Në vitin 2013 ai ka marrë pjesë me një produksion tjetër muzikor atë të Entela Zhulës në Këngën e Magjike më këngë “ Human”.

Aktualisht Andi Dhoska si producent bashkëpunon me artistë të huaj dhe vendas për lancimin e produksioneve të reja të cilat janë kthyer në hite, disa prej tyre janë: “I’m coming” (ft.Sophie),  “Summer Vibes”,  “Back To You”,  “In The Club”,  “La Colegiala” (ft Ivan Mere), ” Coco Jambo” ft (Ivan Mere),  “Tropical Vibes”,  “Halloween Night” dhe produksioni i fundit “Done With You”.

Kënga më e fudnit e Andit, e cila ka rezultuar mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar, flet për një histori dashurie e treguar nga një djalë i cili u hutua që në takimin e parë me një vajzë. Pas një kohe të bukur të kaluar bashkë, por të mbushur me mister dhe jo të vërteta djali premton se nuk do të gënjehet më, tashmë ai është më i mencur nga kjo eksperiencë dhe përfundon duke thënë “Mbaroi gjithcka me ty”.

Sa i përket rrymës muzikore, Andi shpjegon për “Top Awards” se është një rrymë re që lindi si pasojë e shkrirjes së elementeve të rrymave “Dubstep”, “Trip Trap” & “Future Bass”.

Muzika, orkestrimi dhe masterizimi janë bërë nga Andi Dhoska, për videon është kujdesur Lorenc Llusha ndërsa teksti është punuar nga Chris, i cili është edhe këngëtari i “Done With You”, me të cilin Andi ka bashkëpunuar për 5 projekte muzikore.

Në intervistën e tij për “Top Aëards”, Andi ka treguar se projekte të tjera priten të publikohen së shpejti nga ai.