Një ndër hyrjet e reja të kësaj jave është kënga “Helm”, një bashkëpunim mes dy artisteve të reja Wenda dhe Marigona, të cilat i janë shtuar klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë.

Një këngë dedikuar dashurisë por e krahasuar me helmin, lotët, ka bërë bashkë dy talentet e reja, projekti i të cilave ka vetëm pak kohë që ka dalë në treg.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë pozicionuar këtë këngë menjëherë në vendin e 31-të.

Po kush është Wenda?

Wenda është një këngëtare mjaft e re në moshë, vetëm 20-vjec, dhe ka studiuar për “Flaut” në Liceun Artistik të Tiranës.

Wenda ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël, ekzaktësist në moshën 5-vjecare, kur edhe ka marrë pjesë në “Celësin e Artë”.

Derimë tani këngëtarja numëron tre projekte muzikore dhe aktualisht është nën menaxhimin e shtëpisë diskografike “Nmusicproduction”, ku edhe punon.