“Broski”, një projekt nga Otto dhe Vice i është bashkëngjitur klasifikimit të “The Top List” këtë javë. E ndërsa vetëm tre javë më parë Otto hyri për herë të parë në listë me “Fundi Fillimi” me Big Kik, ne u njohëm më shumë me të.

“Broski” gjithashtu sjell Vice për herë në klasifikimin e “The Top List”. Por cili është ky artist?

VICE, artist që ka lindur në Gjermani, por që prej kohësh jeton mes Evropës Perëndimore dhe Kosovës. Ai filloi të interesohej për muzikën në fillimet e adoleshencës së bashku me OTTO-n, i cili është anëtar i familjes së tij, prej nga u titullua kënga e tij e parë “Broski”. Falë njohurive të tij të grumbulluara në fusha të ndryshme kulturore dhe muzikore midis Kosovës dhe Evropës Perëndimore, Vice thyen kodet e gjithçkaje që është dëgjuar deri më tani në skenën muzikore shqiptare dhe me të njëjtën qasje synon të vazhdojë të befasojë publikun në projektet e tij të ardhshme.

Ndërkohë, “Broski” renditet në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List”. Një pozicionim jo i mirë, por që me gjasë do të ndryshojë në javët në vazhdim.