Grupit të artistëve të muzikës hip hop i është shtuar një tjetër emër dhe është pikërisht Rroni.

“Baby” man titullin kënga e tij më e re, e cila në fakt është e dyta e karrierës së tij.

Sugjerimet e publikut kanë bërë që reperi të bëhet pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiprare.

Për këtë projekt muzikor, Rroni ka bashkëpunuar me “Rzon Music”.

Po kush është Rroni?

Rroni është reper vetëm 22-vjec, i lindur në Tiranë, por që është nga Prishtina, aty ku edhe jeton.

Rroni ka nisur të merret me muzikë në mënyrë profesionale përreth një viti dhe derimë tani ka publikuar vetëm dy projekte.

Ai nuk është thjesht një interpretues i muzikës por gjithashtu shkruan tekste dhe vijën melodike të këngëve të tij.