“Kështu siç je” është një nga hyrjet më të reja të kësaj javë në klasifikimin e “Top Awards”. Kënduar nga Filonidi, kjo këngë ka marrë votat e mjaftueshme për t’u futur në “The Top List”, duke u renditur në vendin e 45-të. Artisti ka sjellë në qendër të vëmendjes muzikën “rock”, një rrymë muzikore që është fshehur paksa nën hije. Publiku jo vetëm e ka mirëpritur këtë artistë të ri por gjithaashtu ka përqafuar këngën “Kështu siç je”, e cila tregon se ka ende njerëz që vlersojnë dicka më tepër se fasada apo maska që vëmë për t’u dukur para botës.

Po kush është Filonidi?

Filonid Aliu është muzikant, këngëtar, kompozitor dhe kitarist shqiptar nga Kumanova e Maqedonisë. Pavarësisht se me profesion është një mjek i specializuar për degën e “Kardiologjisë”, Filonidi ka nisur të merret me muzikë që në moshën 11-vjeçare, duke luajtur në kitarë ndërsa në moshën 15-vjeçare, së bashku me disa shokë, ai formoi grupin “Eternity” me të cilët luante muzikë “rock”. Filonidi së bashku me grupin ka marrë pjesë në disa festivale dhe evente si brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2014-të, mes 800 konkurrentëve, kualifikohet në “Top 16” për netët finale të “talent-show” muzikor “X-Factor 3” në Tiranë, Shqipëri. Kjo i solli bashkëpunime të ngushta me artistë shqiptar dhe ndërkombtarë si Alban Skënderaj, Tuna, Soni Malaj, Miriam Cani, Eugent Bushpepa, Vedat Ademi si edhe kompozitorë e artistë të tjerë të shquar. Garën e përfundoi në “Top 6”. Kënga e tij e parë me videoklip e quajtur “Egoist” lançohet në vitin 2015-të, me kompozitor Lambert Jorganxhi.

“Kështu siç je”, për cfarë flet kjo këngë?

Sa i përket këngës dhe videoklipit ka rreth dy vite që është filluar si ide dhe sëbashku me Lambert Jorganxhi dhe kitaristin/shokun e tij te grupit Besim Miftarin e kanë rregulluar si instrumental dhe si këngë të plotë. Ndërkohë sëbashku me Florian Zyken janë kujdesur për tekstin e këngës, duke e sjellë “fresh”, të lehtë dhe mjaft direkte sepse edhe vetë instrumentali është impozant dhe të detyron t’i japësh vëmendjen e plotë përkundrazi këngëve që jemi mësuar të dëgjojmë kohët e fundit.

Stafi i këngës dhe videoklipit është i njëjti si ai i këngës time të parë të quajtur “Egoist”, pra bëhet fjalë për “Frame In Production”, një produksion filmi në fakt që merret me videoklipe të zgjedhur”, zbulon Filonidi për “Top Awards”.

Kënga është inspirim nga një dukuri negative e një kohë të jetës së shpejtë dhe agresive kur sipërfaqësorja merr më shumë vëmendje, përkujton që ende ka njerëz që vlerësojnë dicka më tepër, dicka më thellë se fasada dhe maska që e vëmë për t’u dukur para botës, dicka përtej make-up-it. “Rocku” si zhaner gjithmonë i ka vlerësuar gjërat esenciale dhe të vërteta, përkundër rrymave të tjera që glorifikojnë vetëm pasurinë dhe dukjen fizike”, shton më tej këngëtari.