Janex është një emër i dëgjuar për publikun shqiptar pavarësisht se prej disa kohësh zëri i saj i ka munguar tregut muzikor.

Wannabe” ka qënë projekti i saj i fundit, i publikuar në Nëntorin e vitit 2016-të, dhe që prej asaj kohe, artisja nuk ka prezantuar këngë të reja për publikun. Këngë, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme në listë, janë “Memories” si edhe “Mermaids“.

Më në fund pritjes i erdhi fundi pasi, Xhejn Kumrija ka vendosur të rikthehet me një super projekt muzikor, të titulluar “Vulnerable”, i cili duhet thënë që e ka sjellë ndryshe nga projektet e mëparshme.

E zhvendosur prej vitesh në Amerikë, Janex ka zgjedhur që mos të heqë dorë nga muzika, por karrierën e saj ta vijojë edhe përtej kufijve, duke punuar fort me veten e saj.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, Janex është shprehur se në këtë projekt muzikor ajo është 100% vetëvetja.

Si një detajiste,tashmë e deklaruar, Janex është marrë thuajse me gjithcka, sa i përket muzikës, tekstit apo edhe idesë së klipit.

Sa i përket shkëputjes së saj nga muzika, artistja është shprehur se pas zhvendosjes së saj në Amerika, i është dashur të punojë me veten, për të kuptuar se ku është, cfarë duhet të bëjë më vonë dhe në fakt i ka shërbyer shumë.

“”Vulnerable” është një nga ato këngët që e kisha shkruar dhe në fund të ditës vendos të mos e publikoj,- ka thënë duek buzëqeshur artistja.

Eshtë një projekt shumë intim, prandaj dhe nuk kisha preferuar ta publikoja por si përfundim, dola paksa jashtë vetes sime“, shton më tej Janex.

Në intervistën e saj, këngëtarja është shprehur se “Vulnerable” do ta pasohet nga shumë projekte të tjera edhe më ritmike, duke qënë se është kritikuar paksa për këtë gjendje që ka sjellë në pragun e verës së cmendur.

Prurja më e re muzikore e pozicionon Janex menjëherë në vendin e 9-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.