Teksa po i afrohemi dalë ngadalë festave të fundvitit, na lind një pyetje. Cili është ai projekt apo artist që do të mbretërojë në klasifikimin e “The Top List” për këtë sezon?

Epo duket se gara është shumë e fortë. Nëse hedhim një vështrim në Top 10 të klasifikimit mund ta ndjejmë që ‘lufta’ do të jetë e ashpër.

Në këtë renditje ndodhen mbase disa nga artistët më të mirë të listës. Teksa vendi i parë për këtë javë ka shkuar për “Flakë”, vendi i dytë apo i tretë mund ta konkurrojnë fort. Madje “Dale”, që rezultoi të ishte hiti i kësaj vere, vijon të jetë një projekt shumë i suksessshëm dhe pëlqehet nga publiku njësoj si herën e parë kur e kemi dëgjuar.

Megjithatë edhe “Pa ty” nga Cricket, Muma dhe Dafina Zeqiri nuk mbetet prapa. Nuk besojmë se ka njeri që nuk e këndon tekstin e saj teksa e dëgjojmë të luhet. Ndërkohë edhe projektet e publikuara së fundmi mund të jenë gjithashtu pretendente për kreun e listës.

Këtu mund të përmendim “Gjuj për to”, “Zemër përmbi zemër” por sigurisht të mos harrojmë dhe “TL”. Teksa na mbetet që të presim dhe të zbulojmë në vijim, dimë vetëm të themi që gara është shumë e ashpër.