“See the light” është një nga hyrjet më të reja të klasifikimit të “The Top List”, një projekt muzikor që është shndërruar shumë shpejt në një prej këngëve më të preferuara të publikut shqiptar.

Ndërkohë që gjendemi në një periudhë kohore kur të gjitha këngët tingëllojnë njësoj, është tepër e lehtë të dallosh ato pak projekte muzikore që janë ndryshe rrymës dhe “See the light” është një nga ato.

“See the light” është bashkëpunimi i parë i Lori dhe Angelo Miho si moter e vëlla. Një këngë me një ritëm të vecantë që sigurisht nuk mund t’i mungonte një mesazh. Eshtë një këngë brenda së cilës gjithëkush mund të gjejë veten , vjen si nxitje për të parë përtej asaj që në këto momente po ju mundon. Vjen si një dritë mbi nevojën e gjetjes së paqes së brendshme mendore, shpirtërore, emocionale, si rrugë e sigurt drejt një jete më të mirë, drejt një shoqërie më të mirë, drejt një bote më të mirë. Për aq kohë sa ka drite, ka shprese!

Për realizimin e këngë, dyshja e talentuar ka bashkepunuar edhe me emra të rëndësishëm si: fotografi Fadil Berisha për fotografined e kopertineds, kompozitori Shpdetim Saraci për miksimin dhe masterizimi nga Marco Borsatti ndërsa realizimi i videoklipit është kujdesur Erald Krajen.

Po kush janë Lori dhe Angelo Miho?

Edhe pse tashmë janë bërë plot 5 vjet që kënga është bërë pjesë e përditshmërisë sime, jo gjithmonë e kam ditur që ka qënë një pasion i imi“, tregon Lori.

Fillimisht jam njohur me fushën e muzikës duke marr disa mësime pianoje që në moshën 8-vjecare, më pas kam mbaruar liceun artistik në Tiranë për kitare klasike dhe mbase këtij rrugëtimi me njohjen e bazave muzikore nisi dhe dëshira për të kënduar, sikurse ishte dhe një vizion i vëllait tim Angelos për të performuar së bashku“, shton më tej këngëtarja.

Nga ana tjetër Angelo ak nisur studimet për piano në një moshë të vogël, vazhdoi dhe përfundoi liceun artistik po për piano. Më pas zhvilloi me shumë sukses “Akademin e Arteve” në Tiranë për kompozicion.

Duke qënë se shkollimi i tij por edhe pasioni është krijimi dhe kompozimi i muzikës ndërsa Lori ka pasion këngën, ku ka me bukur se te nderthurnim keto dy pasione ne nje bashkpunim motër e vëlla, duke sjellë kështu produksionin e parë për Angelon, i cili për këtë javë renditet në vendin e 34-t.

Sic përmenda edhe më sipër gjatë këtyre 5 viteve si këngëtare, fillimisht kam përformuar në skenat shqiptare me cover-a, duete por dhe bashkëpunime me banda të ndryshme, më pas u transferuam në Neë York tashmë prej dy vitesh, ku vazhduan aktivitetet e muzikës “live” po në të njëtën rritëm por erdhi momenti i një krijimi tonë“, përfundon Lori.