Ghetto Geasy ka ardhur kësaj here në një bashkëpunim me Stinen, gjë e cila erdhi si surprizë për shumë nga publiku. Nisur kjo nga natyrat shumë të ndryshme të dy artistëve të njohur. Megjithatë, duke mos e pritur fare këtë projekt që do sillte dyshja e njohur, fansat nuk janë zhgënjyer aspak.

Kjo këngë vjen me tinguj shumë ritmik meksikanë, me ngjyra të forta dominuese që gati-gati të duket se ky nuk është një videoklip shqiptar. “Andiamo” sjell një frymë shumë ndërkombëtare dhe mund të themi me plot gojën se është një nga ato këngët që të qendron në mendje.

Këtë projekt duket se do t’a shijojmë gjatë gjithë verës, nisur nga atmosfera që ai të përcjellë. “Andiamo” momentalisht renditet në vend të 83-të, megjithatë ne mendojmë se kjo këngë do të na surprizojë në javët në vazhdim duke u rritur në klasifikim.