menu

Kreu nuk ndryshon, po aq edhe “Top 5”


Ora: 14:11 Datë: 03/11/2019

Vin Veli dhe Lorè ia kanë dalë të jenë edhe këtë javë të preferuarit e publikut shqiptar me projektin e tyre muzikor, “Tonight”. Java e kaluar ishte vërtet një surprizë për dyshen e talentuar, e cila u ngjit me 75 pozicione dhe u rendit në kreun e listës. Fansat janë të bindur se suksesi i kësaj kënge duhet të vazhdojë të paktën edhe këtë javë, kështu që kanë bërë të pamundurën me votat e tyre, duke e shpallur “Tonight” këngën më të votuar të javës.

Ndërkohë që kreu nuk ndryshon, në “Top 5” jemi hasur me ndryshime shumë të vogla. “Termet” i Lluni dhe Blleki, i cili javën e kaluar renditej në vendin e tretë, këtë javë është ngjitur me një pozicion, duke zënë vendin e dytë. Vendit të tretë i është shtuar “MVP” e Ronela Hajatit, e cila është ngjitur gjithashtu me një pozicion nga java e kaluar.

Pasite” e Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son, e cila javën e kaluar renditej në vendin e dytë, për këtë javë mban vendin e 4-t, nuk humbur dy pozicione.

Sa i përket vendin të 5-të, ai nuk ka ndryshuar aspak nga java e kaluar pasi është bashkëpunimi i Tayna dhe Dafina, “Bye Bye”, ai që renditet për të dytën javë rresht.

Sa i përket hyrjeve të reja, këtë javë kemi 5 projekte muzikore që i janë shtuar listës, duke treguar se artistët po nisin të rikthehet sërish në treg me muzikë të re.