Duket se Stresi është i vendosur të mos e lëshojë vendin e parë pasi për tre javë rresht, kënga e tij “Loco” ka mundur të mposhtë cdo këngë tjetër, duke u shpallur kënga më e votuar dhe më e dëgjuar.

Ndërkohë që kreu nuk ka ndryshuar aspak, pozicioni i dytë dhe i tretë kanë ndërruar vendet. Këtë javë në vendin e dytë është pozicionuar bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut, “Per nje dashuri”, e cila është ngjitur me një pozicion nga java e kaluar. Ky projekt muzikor, i cili u shpall “The Top List Quarantine Song” nga një sondazh në faqen e “Top Aëards”, ka zhvendosur Ledri Vulën me një pozicion më poshtë.

“Prej Inati”, një nga këngët e albumit më të ri të artistit “10/10”, ka rezultuar mjaft e përlqyer nga publiku shqiptar. kJo është java e shtate e “Prej Inati” në klasifikim, duke vijuar ende të pozicionohet në zonën e nxehtë të listës edhe pse ka humbur vetëm një pozicion nga java e kaluar.

Kjo javë ka sjellë dy këngë të reja në listë, njëra prej të cilave është publikuar rreth një muaj më parë dhe është pikërisht “Pendimi” e Enxhi Nasufit dhe Boocky Dj ndërsa Ledri është futur sërish në listë këtë javë me një tjetër këngë të albumit të ri, e cila titullohet “100” dhe është një bashkëpunim me Lyrical Son dhe Singi.