Viti 2021 nuk ka ardhur me ndryshime të mëdha sa i përket kreut të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Yll Limani, i cili u shpall gjithashtu artisti i parë për vitin 2020-të, vijon të kryesojë listën me “Leje” për të katërtën javë rresht, duke mos u mposhtur aspak nga hyrjet e reja!

Në vendin e dytë është Shpat Deda dhe projekti i tij “Instiktivisht”, i cili nuk ka ndryshuar krahasuar me një javë më parë. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të artistit “Rrugë”.

Sa i përket vendi të tretë, është i vetmi pozicion që ka ardhur surprizë në krahasim me një javë më parë. “Sot sot sot” e Ledri Vulës, jo vetëm i është shtuar klasifikimit por ka mundur të futet në zonën e nxehtë të “The Top List”.

Gjatë kësaj, hyrjet e reja kanë qënë të shumta pasi në total janë shtuar 9 projekte muzikore.

Për të parë listën e plotë të kësaj jave klikoni këtu.