Muaji janar është mbyllur i qetë sa i përket ndryshimeve në pozicionim të këngëve të “The Top List”.

Vendi i parë dhe i dytë vijon të mbetet i njëjtë si edhe javën e kaluar duke mos pësuar asnjë ndryshim ndër në vendin e tretë ka arritur të futet Sardi me “Syte”.

Elio Deejay ka vendosur të sjellë “remix” të “Nale” të Adriano dhe duket se ka qëlluar në shenjë pasi për të dytën javë rresht kjo këngë është pozicionuar në vendin e parë.

Art Abazi ka arritur të futet në vendin e dytë dhe kjo falë Boocky Dj, i cili e ka ftuar në një bashkëpunim, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer për publikun shqiptar. “Ndoshta ke harruar emrin tim” për këtë javë pozicionohet në vendin e dytë, duke mos pësuar asnjë ndryshim krahasuar me një javë më parë.

Sardi është shdnërruar në një ndër artistët më të votuar të momentit dhe kënga e tij, “Syte” është futur në zonën e nxehtë të klasifikimit, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Hyrjet e reja nuk kanë munguar as këtë javë në klasifikimin e “The Top List” pasi dy artistë të rinj i janë shtuar listës.