menu

Kreu kthehet përmbys dhe ka një surprizë që se priste askush

Klasifikimi i kësaj jave ka ardhur me një surprizë që në fakt askush nuk e priste. Dy javët e kaluara, kreu i “The Top List” i përkiste projektit më të ri të Alban Skënderaj, “Lea”, i cili u shndërruar që në momentet e para të publikimit në këngën më të pëlqyer dhe votuar nga fansat. Pavarësisht se ka humbur dy pozicione, prurja më e re e Alban Skënderaj, ende mbetet në zonën më të nxehtë të listës zyrtare të “Top Aëards”.

Eshtë pikërisht projekti më i ri i Tayna-s, “Doruntina”, ai që ka mposhtur “Lea” edhe pse ka vetëm dy javë që ka dalë në tregun muzikor. Me këtë këngë, të titulluar si emri i vërtetë i saj, Tayna ka ardhur paska ndryshe pasi flet për një dashuri të humbur. Pavarësisht se qarkullojnë thashetheme se kjo këngë mund të jetë një histori e vërtetë duke qënë se teksti është shkruar nga ajo dhe mban titullin me emrin e saj të vërtetë, deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga ana e vetë këngëtares. Si gjithmonë muzika i është besuar “Cricket” ndërsa videoklipi mban vulën e Alban Selimaj.

Tayna është pjesë e këtij klasifikimi edhe me tre projekte të tjera muzikore, të cilat janë të renditura mjaft mirë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. ” Columbiana”, e cila për 7 javë ka qënë në krye të “The Top List”, për këtë javë renditet në vendin e 7-të, duke humbur dy pozicione nga java e kaluar. Ndërsa dy projektet e tjera të Tayna-s, “Fake” dhe “Shqipe” renditen përkatësisht në vendin e 8-të dhe 9-të, duke e bërë artisten të jetë në “Top 10” me 4 këngë.

Surprizë këtë javë ka qënë edhe rikthimi i Ronela Hajatit në klasifikim me këngën e saj “Mos ik”, e cila është larguar nga klasifikimi që në gusht të vitit të kaluar. Sa i përket projekteve të reja 5 të tilla i janë shtuar klasifikimit të “Top Aëards”, ku kënga e renditur më mirë nga prurjet e reja është “Family” e Hitboyz.