Edhe pse muzika ka qënë në një prej periudhave më të vështira në histori, sërish shumë artistë nuk u ndalën po vijuan të prodhonin muzikë të re.

Gjatë vitit 2020-të është vënë re se kreu i “The Top List” ka qënë më shumë i meshkujve po si parashikohet të jetë viti 2021-të?

Që prej fillimit të këtij viti, kreu i klasifikimit ka qënë i artistëve djem, duke lënë kështu pas prodhimet muzikore të artisteve femra, që për hir të së vërtetës këtë periudhë kanë qënë të pakta. Jo vetëm kreu por edhe “Top 3” këtë periudhë ka qënë i meshkujve.

Ende nuk mund të thuhet me siguri i kujt mund të jetë ky vit pasi jemi vetëm në fillim të tij, por për një gjë jemi të sigurt, artistët nuk do ndalen së prodhuari muzikë të bukur.

Sa i përket kreut të “The Top List” për katër javët e para të muajit janar, ato kanë qënë një javë e Yll Limanit dhe këngës “Leje” ndërsa dy javë e Butrint Imerit dhe këngës “Phantom”. Ndërsa këtë javë kreu i përket “remix” të Elio Deejay dhe Adriano, “Nale”.