menu

Kreu i gjithi i ri!


Ora: 13:56 Datë: 10/11/2019

Kjo javë ka ardhur surpizuese dhe këtë e vërteton më së miri kreu i klasifikimit të “The Top List”. Ndërkohë që kishim rënë në qetësi, këngëtarët janë “zgjuar” dhe kanë vendosur të vijnë fuqishëm në muzikë.

Vendi i parë i takon Numen, i cili në një periudhë shumë të shkurtër kohore, është shndërruar në një prej emrave më të lakuar. Artisti, i cili dallohet për stilin e tij të vecantë, ka rihyrë në klasifikim këtë javë me këngën “I ke harru” e publikuar rreth një muaj më parë. Ky projekt muzikor ka mundur të qëndrojë në klasifikim për dy javë rresht por nuk mundi të vazhdonte rrugëtimin e tij për në javët në vijim. Por gjithcka mund të përmbyset dhe këtë e ka treguar më së miri rikthimi i “Numen”, i cili ka surprizuar të gjithë, duke u shpallur kënga më e votuar dhe më e dëgjuar e javës.

Në vendin e dytë kemi një bashkëpunim nga një dyshe që nuk zhgënjen dhe bëhet fjalë për Majk dhe Capital T, të cilët numërojnë projektin e tretë së bashku. Dyshja e suksesshme ka bashkuar sërish fuqitë për të sjellë këngën me titull “Hala”, e cila ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e fansave, kjo këngë është pozicionuar menjëherë në vendin e dytë, duke u bërë konkurrenti kryesor i “I ke harru”, që këtë javë mban vendin e parë.

Dafina Zeqiri ka vendosur të vijë me një tjetër bashkëpunim dhe kësaj radhe ka zgjedhur reperin e njohur shqiptar, Varrosi. Pas suksesit me bashkëpunimin e fundit me Tayna, “Bye Bye”, duket se bashkëpunimi i radhës po pëson të njëjtin sukses. “Ring Ring” është pozicionuar menjëherë në vendin e tretë edhe pse ka pak ditë që ka dalë në treg.

Kjo javë ka sjellë mjaft projekte të reja muzikore, duke u bërë një ndër javët më me shumë hyrje të reja.