“Krejt shokt e mi” është projekti më i fundit i Ledri Vulës, i cili erdhi në një bashkëpunim me Lumi B. Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme, dyshja është ndjerë e sigurt që ky projekt do të shndërrohej menjëherë në një hit muzikor dhe në fakt kështu ka ndodhur.

Ndërkohë që ka vetëm 3 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, kjo këngë ka arritur menjëherë në majën e klasifikimit, duke u bërë pjesë e treshes më të nxehtë. Falë votave të publikut, “Krejt shokt e mi”, këtë javë është ngjitur me 5 pozicione, duke u renditur në vendin e tretë.

Ledri është pjesë e këtij klasifikimi edhe me 5 projekte të tjera muzikore, ku disa prej tyre janë “solo”, ndërsa të tjera janë bashkëpunime, ku ai është i ftuar.

Vula është i vetmi artist që është në këtë listë zyrtare me 6 projekte muzikore, duke treguar kështu që fansat nuk harrojnë ta mbështesin artistin e tyre të preferuar, duke e votuar vazhdimisht.