“Goddess LikeME” është projekti më i ri i Kleoniki, i cili duhet thënë që është një ndër projektet më të pëlqyera të artistes derimë tani.

Një këngë dedikuar vajzave, me një filozofi mjaft të rëndësishme, është prurja më e re Kleoniki, e cila së fundmi është shndërruar në një ndër personazhet më të përfolur në mediat online.

Madje, në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, ajo shprehet se gjendet në një mision mjaft të vështirë, pasi preferon që primare të ketë lirinë e saj përpara pseudoimazhit që duhet të mbajë.

Kleoniki vijon të gjendet në zonën e nxehtë të klasifikimin, duke u votuar dhe mbështetur pafund nga publiku shqiptar.

Kjo është java e 4-t që artistja gjendet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe votat e publikut e kanë pozicionuar sërish në vendin e 4-t, duke mos humbur asnjë pozicion nga java e kaluar.