Pavarësisht se kurrë nuk është bërë një analizë se kush prodhon muzikë më të bukur, meshkujt apo femrat, një gjë është e sigurt në tregun muzikor shqiptar ekzistojnë shumë artiste dhe artistë.

Ndërkohë që ecin tepër suksesshëm në muzikë, shumica prej tyre kanë bashkuar forcat, duke sjellë bashkëpunime tepër të pëlqyera për publikun shqiptar.

Por në klasifikimi i “The Top List” gjenden më shumë artistë meshkuj apo femra?

Nga një analizë e bërë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, u arrit në përfundimin se rreth 70% e listës përbëhet nga artistë meshkuj. Sipas këtij përfundimi, duket se meshkujt janë ata që e gjejnë vetën më shumë tek muzika.

Pavarësisht këtij rezultati, femrat shqiptare ia kanë arritur të ecin tepër suksesshëm në muzikë dhe të përballojnë konkurrencën e madhe që ndodhet në treg. Së fundmi shumë artiste femra i janë futur muzikës së “Hip Hop-it”, e cila prej vitesh në Shqipëri mbizotërohej nga meshkujt, duke e bërë kështu më interesante industrinë muzikore.

Edhe pse ky klasifikim mbizotërohet nga artistët meshkuj, një gjë është e sigurt, mes të gjithë këtyre artistëve ekziston një marrëdhënie shumë e mirë dhe të gjithë punojnë fort që të transmetojnë tek publiku shqiptar, më të mirën sa i përket muzikës.