E shndërruar në një prej artisteve më të suksesshme, Kida na surprizoi këtë javë pasi projekti më i fundit muzikor, “Merri Krejt” është ngjitur me 76 pozicione nga java e kaluar, duke u futur kështu në zonën e nxehtë të klasifikimit.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Kida është pjesë e tre këngëvë më të votuar të klasifikimit. Po të kthehemi pas në kohë do kujtojmë që me projektin e saj “Ti”, Kida u klasifikua në vendin e dytë, që në javën e parë të hyrjes në listë. Por ky projekt mund të themi se ka qënë një ndër më të suksesshmit e Kidës pasi ai ka arritur të mbajë për dy javë rresht vendin e parë dhe një javë vendin e tretë.

E publikuar rreth një viti më parë, “Pe Du” është një tjetër projekt muzikor i Kidës që ka rezultuar tepër i suksesshëm dhe që e ka renditur artisten në zonën e nxehtë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Kjo këngë ka qënë e renditur një herë në vendin e dytë dhe dy herë në vendin e tretë.

“Harroj”, bashkëpunimi i Feros me Kidën ka qëndruar për disa javë në treshen e këngëve më të votuara. Publikuar tetorin e vitit të kaluar, ky bashkëpunim rrëmbeu zemrat e publikut, duke e votuar pafund dhe duke e renditur për 6 herë këtë këngë në zonën e nxehtë të klasifikimit. “Harroj” ka qëndruar për një javë në vendin parë, për 4 javë në vendin e dytë dhe për një javë në vendin e tretë.

“Don’t Say No More”, një këngë e cila ende vazhdon të dëgjohet pafund, e ka renditur Kidën mjaft mirë në klasifikim, pikërisht në vendin e tretë. Një tjetër bashkëpunim i Kidës ka rezultuar tepër i pëlqyer dhe bëhet fjalë për projektin muzikor me Xhensila, “Uh Baby”, një këngë që për 4 javë ka qënë pjesë e treshes më të votuar të listës, duke zënë për dy javë vendin e parë dhe dy javë të tjera vendin e tretë.

Kida dhe Getinjo bashkuan fuqitë kohë më parë, për projektin “Ku je”, i cili ka qënë pjesë e tre këngëve më të votuara dhe të dëgjuara të “The Top List”.