Disa javë më parë, Kida mundi të mbizotëronte kreun e “The Top List” falë bashkëpunimit të saj me Fero, “Harroj”.

Ndërsa këtë jave, Kida është rikthyer në qendër të vëmendjes falë projektit të saj “Pe du”, i cili ndodhet shumë pranë kreut. Gjatë kësaj javë, “Pe du” është ngjitur me 5 pozicione nga java e kaluar, duke zënë vendin e dytë.

Viti i kaluar ka qënë tepër i suksesshëm për artistës e re të skenës shqiptare, duke publikuar disa projekte muzikore, të cilat janë shndërruar menjëherë në hite.

Momentalisht Kida është pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare me 5 projekte muzikore në total, të cilat renditen në “Top 20”.

“Anderr”, e cila është kënga e Kidës më jetëgjatë në klasifikim, ekzaktësisht prej 49 javësh, renditet në vendin e 18-të.

Ndërsa “Harroj”, “Kce” dhe “Don’t Say No More” pozicionohen ekzaktësisht në vendin e 9-të, 11-të dhe 16-të.

Nëse Kida do të mundet ta mposhtë Butrintin javën e ardhshme për të zënë kreun e lisëts, kjo varet se cilët fansa do votojnë më shumë në topawards.top-channel.tv